Loading…

Çifti u bëjnë thirrje njerëzve të votojnë, por këmbët e saj morën vëmendjen

  • 24/10/2020 | 21:22

Çifti u bëjnë thirrje njerëzve të votojnë, por këmbët e saj morën vëmendjen

Fotografia e fundit që çifit Blake Lively dhe Ryan Reynolds kanë postuar në rrjetet sociale ka ngjallur një sërë diskutimesh. Kjo për shkak se aktorja ishte e zbathur por u bë paksa krijuese dhe pikturoj këpucët/sandalet e saj. Transmeton Gazeta Metro


Blake dhe Ryan ndanë një foto për t’u bërë thirrje njerëzve të votojnë, por vëmendjen e morën këmbët e Blake, ose më saktë këpucët/sandalet e saj të vizatuara. Ndërkohë, në faqen e tij në Instagram, Reynolds ndau foton origjinale, në të cilin Lively shihet teksa qëndron zbathur në majë të gishtrinjëve.

Në fakt, çifti njihet për sensin e humorit dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as kësaj radhe.

Në foton e postuar në faqen e Lively në Instagram, në të cilën ajo dhe Ryan Reynolds buzëqeshin me fletët e tyre të votimit.

Aktorja shihet e veshur me një pallto një bluzë me ngjyrë neutrale dhe pantallona pink, si dhe një palë sandale kafe me rripa që shihen se janë të pikturuara mbi foto. Edhe pse nga larg këpucët e saj dukeshin reale, pas një inspektimi nga afër, ishte e qartë se këpucët e saj ishin të vizatuara.

Aktoret njihen edhe për shetitjet e tyre me fëmijë madje edhe nëpër evente filmi ata janë të shoqëruar nga fëmijet e tyre. Transmeton gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë