Loading…

Çiftit i ndodh e papritura: Kapën 180 milionë paund në lotari

  • 02/03/2021 | 17:38

Çiftit i ndodh e papritura: Kapën 180 milionë paund në lotari

Një çift i cili doli fitues nga jackpoti “Euromillions”, por fatkeqësisht nuk mundi që të merrte 180 milionë paundët. Arsyeja? Ata kishin numrat e saktë në biletë, por pagesa e këtyre biletave nuk kishte kaluar.


19-vjeçarja  Rachel Kennedy dhe 21-vjeçaari Liam McCrohan, nga Hertfordshire, kanë mbetur zemërthyer kur kuptuan se numrat e tyre ishin fitues, por në fakt nuk kishin fituar asgjë.

Dy studentët kishin luajtur numrat 6, 12, 22, 29, 33, 6 dhe 11, për pesë javë derisa të shtatë numrat u shfaqen të premten.  Llogaria e Rachel u krijua për të blerë automatikisht një biletë “Euromillions” me numrat e saj të zakonshëm, por për shkak se llogaria e saj nuk kishte fondet e duhura, pagesa e biletës nuk kaloi.

E kur ajo ka kontrolluar aplikacionin, ka lexuar njoftimin ku i thoshte se numrat e saj ishin “fitues”. Menjëherë ajo ka menduar se ka fituar çmimin e madh dhe ka telefonuar mamanë dhe partnerin e saj.

“Nuk e besoja se kisha fituar, telefonova mamanë dhe të dashurin Liam”, tha ajo për “The Sun”. Por kur ka telefonuar për të ditur më shumë për 180 milionë paundët e fituar, ajo ka kuptuar se në të vërtetë nuk i merrte dot ato para.

Liam i cili studion për ekonomi, kishte bërë të gjitha llogaritë dhe planet se si do ta përdorte shumën marramendëse. “Ajo e mori më qetë këtë ngjarje, por unë kisha bërë të gjitha planet në kokën time”, ka treguar ai për “The Sun”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë