Loading…

Cila është kërkesa e Vucicit për ndërkombëtarët rreth Kosovës

  • 17/10/2021 | 14:03

Cila është kërkesa e Vucicit për ndërkombëtarët rreth Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se kishte vërejtje dhe bisedime jozyrtare, pas deklaratës së tij se “një faktor i huaj ishte përfshirë në ngjarjet në veri të Kosovës javën e kaluar dhe se ai nuk mund të fliste më saktë”.


Ai tha se kërkoi nga partnerët perëndimorë që të mos mbështesin siç i quajti “lëvizje të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme nga Kosova”, raporton Tanjug.

“Kishte vërejtje dhe biseda jozyrtare, por më mjaftoi që t’u them njerëzve që vetëm të lexojnë deklaratat e tyre, se ata nuk kanë pse të dëgjojnë atë që thashë”, tha ai, raporton Tanjug.

Me këtë deklaratë, shefi i shtetit serb iu referua aksionit të së mërkurës në veri kundër kontrabandës me mallra, aksion ky që u zhvillua edhe në disa të lokacione të tjera të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë