Loading…

Cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj

  • 14/01/2020 | 12:10

Cilat janë ushqimet që mbrojnë shëndetin e syve tuaj

Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syve të funksionojnë siç duhet, transmeton Gazeta Metro.


Por, përveç beta karotenit, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. ATSH sjell 5 ushqimet që duhet të konsumoni për të mbrojtur shikimin.

Jeshillëqet

Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.

Vezët

E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit ë degjenerimit makular.Qitrot dhe manaferrat

Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvillimit ë degjenerimit makular dhe kataraktit.

Bajamet

Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit tuna, salmoni, skumbri, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të të cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë