Loading…

Cilat shtete filluan zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit: Flet Bujar Osmani

  • 01/06/2023 | 23:17

Cilat shtete filluan zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit: Flet Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka konfirmuar se nga sot në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut kanë hyrë në fuqi tri marrëveshjes e dala nga Procesi i Berlinit.


Ai tha se e njëjta gjë pritet të ndodhë së shpejti edhe në Serbi, Mal të Zi e Bosnjë e Hercegovinë.

“Kam kënaqësi të konfirmojmë se nga sot, në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë hyjnë në fuqi tre marrëveshje të Procesit të Berlinit: për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale”, tha Osmani.

Kujtojmë se marrëveshja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor u nënshkrua më 3 nëntor në Berlin.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë