Loading…

Cilat ushqime ulin stresin?

  • 25/11/2020 | 17:58

Cilat ushqime ulin stresin?

Shkaktarët e stresit mund të jenë nga ushqimi deri tek problemet në marrëdhenje apo mbingarkesat e trurit tone, gjitha mund të shmangën me një diet të shëndetshme. Këtu janë disa produkte që përveç se të shijshme, ndihmojnë në zvogëlimin e ankthit të përditshëm dhe shton energjinë. Transmeton Gazeta Metro


Fruta deti
Frutat e detit janë të njohura për përmbajtjen e madhe të zinkut. Zinku në vetvete është një antioksidant dhe forcon sistemin imunitar dhe gjithashtu ul stresin.

Luleshtrydhe
Për ata që I adhurojnë luleshtrydhet, stresi sigurisht nuk do të jetë edhe aq present, e sigurisht duke i’u shtuar pakëz çokollatë të zezë do të ishte ushqimi adekuat për të ulur stresin. Ato përmbajnë shumë vitamin C dhe gjithashtu janë të pasura me fibra, për të cilën është vërtetuar se e ul nivelin e kortizolit.

Fara kungulli
Një gjë tjetër e cila është e njohur për menaxhimin e mire të stresit janë farat e kungullit bajamet dhe arrat, të cilat përmbajnë sasi të madhe të magnezit. Edhe ashtu gjithmonë është thënë se konsumimi i farave e ul nivelin e stresit.

Spinaq
Spinaqi është i pasur me acid folik, i cili nxitë trupin tonë të prodhoj serotoninën dhe dopaminën. Me rritjen e tyre infurajohet relaksimi. Sipas eksperteve sallata me spinaq mbetët mënyra më e mire e marrjës së acidit folik.

Çaj i zi
Çaji i Zi përmbanë shumë lloje të komponimeve flavonoide, polifenole apo edhe katektinë të cilat kanë tipe të ndryshme të të prekurit shqisën e lumturisë. Madje për ata që pijnë shumë kafe për shkak të kofeinës, i’u themi se çaji i zi ka përbërjen më të lartë se kafeja.

Spec i kuq
Specat e kuq përmbajnë shumë Vitaminë C, e cila arrinë të largojë hormonet e stresit. Nëse i hani të pa përgatitur ashtu dp të kenë më shumë efekt.

Tërshëra
Është plotë përplotë me fibra, e cila është shumë e mire për shendetin e posaqerisht atë të zorrëve.  Tërshëra gjithashtu ndihmon në stabilizimin e sheqerit në gjak

Bukë gruri
Ka shumë karbohidrate dhe fibra të cilat prodhojnë shumë serotinë. Supozohet që buka e grurit ndihmon në menaxhimin e stresit. Transmeton gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë