Loading…

Cilët ishin faktorët që çuan PDK’në në balotazh

  • 05/12/2016 | 22:27

Cilët ishin faktorët që çuan PDK’në në balotazh

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shpjeguar arsyet që partia e tij nuk fitoi në raundin e parë, por i duhet të shkojë në balotazh me Nismën në Drenas.


Ky rezultat duhet të shihet vetëm si episod i izoluar dhe jo si në tërësi si probem në nivel të Kosovës për PDK’në, ka theksuar Nënkryetari i PDK’së, duke dashur të nënvizoj se zgjedhjet në Drenas ishin më specifike.

“Këto nuk kanë qenë zgjedhje të rregullta. Parametri i parë është karakteri i jashtëzakonshëm për shkak të dënimit të Nexhat Demakut. Së dyti nuk ka pasur atmosferë zgjedhore në Drenas. Elementi i tretë është se nga PDK ka qenë vetëm Ramiz Lladrovci, por ka pasur edhe të tjerë që kanë dalur nga shtabi i saj, qoftë, Elmi Thaçi, pastaj Bazaj dhe Xhavit Drenorit, si asamblist i PDK-së”, ka thënë Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

“Po ashtu, në këto zgjedhje lokale preferenca shkon përtej partisë, duke u marrë parasysh vendlindja dhe lidhja e gjakut”.

“Por, në këto zgjedhje do të duhej të merrni pjesë diku 200 veta për asamble komunale dhe zakonisht këta janë ata që tërheqin votat dhe ato vota shpesh përkthen për kryetar komune”.

“Nëse kemi parasysh këto pesë-gjashtë parametra si analizë, del se vota e PDK-së është e njëjta, elektorati është i qëndrueshëm për PDK-në dhe vota e balotazhi janë një episod i izoluar”.

“Mendimi im është që votat për Lladrovcin nuk duhet të shihet si trend as lidhshmëri se ku e ka PDK-ja vendin në Drenas”.

Ministri Hoxhaj, ka treguar tendencë të minimizojë rënien e PDK’së në zgjedhjet e fundit në Drenas. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë