Loading…
Cili është investimi më i madh i Bill Gates, ndër njerëzit më të suksesshëm të botës
  • 17/01/2019 | 23:47

Cili është investimi më i madh i Bill Gates, ndër njerëzit më të suksesshëm të botës

Ndër njerëzit më të pasur dhe filantropi i njohur, Bill Gates, ka treguar cili është investimi më i madh i tij.


Në një ese në “The Wall Street Journal” ai thotë se investimi më i rëndësishëm për të është ai prej 10 miliardë dollarësh, përmes Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, në tri organizata të veçanta që rrisin qasjen në vaksina dhe ilaçe për njerëzit në nevojë përreth botës, transmeton Koha.net.

Gates thotë se investimi prej 10 miliardë dollarësh në Gavi, “Vaccine Alliance”, “Global Fund”, dhe “Global Polio Eradication Initiative”, ka qenë një përvojë e dobishme sepse për dallim nga llojet e tjera të investimeve, ato në vazhdimësi janë të suksesshme.

Ai ka shtuar se shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar për organizatat që e bëjnë këtë, apo punën e tyre, por për secilën prej tyre që ka investuar “kanë qenë ekstremisht të suksesshme. Këto organizata nuk janë të parëndësishme apo shpenzuese. Në fakt, ato janë ndoshta investimet më të mira që ka bërë ndonjëherë fondacioni ynë”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë