Loading…

Cili është modeli kroat i autonomisë për komunitetin serb?

  • Nga

  • ALBERT PRENKAJ

  • 17/05/2023 | 23:51

Cili është modeli kroat i autonomisë për komunitetin serb?

Cili po refuzon tash? Çka po refuzon? Cili është hapi tjetër?


Shkruan: Albert Prenkaj

Pas Marrëveshjes së Erdutit të nënshkruar në mes të Kryeministrit të Kroacisë, Hrvoje Shariniq dhe përfaqësuesit të serbëve të Sllavonisë Lindore, Baranjës dhe Sremit Perëndimor, Milan Milanoviq. Ky plan parashihte protektorat ndërkombëtarë. Plani Z-4 parashikonte riintegrimin e territoreve të okupuara në Republikën e Kroacisë, me përjashtim të Sllavonisë, Baranjës dhe Sremit Perëndimor, të cilat do të gëzonin një shkallë shumë të lartë autonomie territor që do të quhej Srpska Krajina. Nga Plani Z-4 doli se Srspka Krajina do të ishte një entitet pothuajse plotësisht i pavarur brenda Republikës së Kroacisë, por pa subjektivitet ndërkombëtar, d.m.th. “shtet brenda shtetit”. Sipas planit Z-4, Srpska Krajina si territor autonome do të kishte një organ legjislativ, president, qeveri dhe gjykata. Do të kishte policinë, por jo ushtrinë. Do të kishte edhe një gjykatë të posaçme kushtetuese.

Krajina do të gëzonte autonomi të plotë në segmentet: ekonomi, politikë sociale, kulturë, taksa, turizëm, energji, mbrojtje e mjedisit etj. Politika e jashtme, mbrojtja, shtetësia, tregtia ndërkombëtare, financat etj. do të mbeteshim në kompetencë të qeverisë qendrore të Kroacisë.

Srpska Krajina do të kishte monedhën e saj, banorët e saj do të kishin të drejtën e shtetësisë së dyfishtë (atë kroate dhe të RFJ) dhe gjithashtu do të kishte mundësinë e vendosjes së relacioneve ndërkombëtare, si dhe lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare. Ideator dhe avokues i planit Z-4 ishte ambasadori amerikan Peter Galbraith. Sipas Lord David Owen, baza e planit Z-4 u paraqit në Gjenevë në vitin 1994 me një draft që siguronte “shkallën më të lartë të mundshme të autonomisë për Srpska Krajina dhe transferimin gradual të pushtetit nga serbët te autoritetet kroate, fillimisht në Sremin Perëndimor, dhe më pas në Sllavoninë Lindore pas administrimit të OKB’së për zonën e sektorit të UNPA’së në Lindje.

Plani Z-4 nuk është negociuar. Komisioni për Riintegrimin Paqësor të Territoreve të Pushtuara Kroate përfundoi në seancë parlamentare. Plani u shpall i papranueshëm për Kroacinë. Pak më herët Komisioni për Kushtetutë deklaroi se plani është kundër Kushtetutës kroate. Komisioni e kundërshtoi planin e federalizimit dhe konfederalizimit të Kroacisë. Kroacia e pranoi planin në parim si pikënisje për negociatat me serbët rebelë kroatë, ndërsa në të njëjtën kohë udhëheqja rebele nga Knin nuk e konsideroi as të shqyrtonte planin 53 faqesh dhe disa anekse. Milloshevic nuk i pranoi në takim ambasadorin. Atëbotë pala serbe nuk ka pranuar dokumentin Z-4 si platformë fillestare për arritjen e marrëveshjes.Cila është apo cila do të jetë platforma fillestare për akordim rreth statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, apo komunitetit serb në Kosovë? Statuti tashmë i punuar nga Grupi Menaxhues i shkarkuar post festum nga Qeveria, si dhe propozimi i delegacionit qeveritar?

(Autori ka qenë diplomat i Kosovës.)

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë