Loading…

Cili ishte motivi i vrasjes së dy shqiptarëve në Bazel (Foto)

  • 11/03/2017 | 10:55

Cili ishte motivi i vrasjes së dy shqiptarëve në Bazel (Foto)

Policia zvicerane ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për motive terroriste, derisa ende nuk dihet saktësisht pse ka ndodhur vrasja e dy shqiptarëve dhe plagosja e një tjetri. Dy të dyshuar nga Evropa Lindore janë ende në arrati.


Janë dhënë detaje të tjera nga tragjedia që ndodhi në Bazel, ku dy shqiptarë mbeten të vrarë dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas policisë dorasit e kësaj vepre nuk kanë pasur motive terroriste. Lokali në të cilën ndodhi tragjedia ka qenë e njohur edhe më parë për lidhjet e saj me botën e drogës.

Bazel

“Ajo ka qenë e lidhur dhe e njohur për lidhjet e saj me botën e drogës”, ka thënë një banor për gazetën  “Basler Zeitung”. “Megjithatë, prej që kur është ndërruar pronari ka qenë një lokal i zakonshëm”.

Pas të shtënova, personat e armatosur që besohet se janë rreth të 30’-tave janë larguar drejt stacionit të trenit. Transmetuesi publik RTS ka raportuar për organizatat kriminale shqiptare në Zvicër që kanë lidhje me trafikimin e heroinë, por policia ka shtuar se motivohet ende janë të paqarta, përcjellë albinfo.ch.

viktima e vrasjes ne bazel

Njëri nga viktimat

Policia zvicerane gjithashtu ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur dy personat që kanë shkaktuar këtë krim dhe besohet se janë nga Evropa Lindore. Kujtojmë që një 28-vjeçar dhe 39-vjeçar shqiptarë mbetën të vrarë, derisa një 24-vjeçur ka mbetur i plagosur rëndë.

Derisa motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura, shumë banorë lokalë besojnë se është hakmarrje, duke u bazuar në informacionin  se në Shqipëri hakmarrja është shumë e përhapur, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.

Gjithashtu as motivet kombëtare nuk janë përjashtuar, pasi në lokalin ‘cafe 56’ kishte mbrëmje të organizuara me shqiptarë, ndërsa nuk mungon as flamuri kombëtar, si dhe flamuri me Isa Boletinin e Ismail Qemailin.

Por, policia ka dhënë edhe detaje tjera. Ajo ka thënë se dy burra kishin hyrë në lokal dhe kishin qëlluar e më pas kishin ikur. Dy burrat 30 deri në 40 vjeçar janë 175 cm dhe kishin rroba të errëta. Njëri prej tyre kishte xhaketë lëkure ngjyrë kafe ose të zezë. Edhe sipas ‘polizeiticker.ch’ të dyshuarit janë nga Evropa Lindore.

Policia gjithashtu ka dhënë edhe numrin në shërbim për ata që kanë informacione: 061 267 71 11. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë