Loading…

Cili vend i Ballkanit Perëndimor pati shtrenjtim më të madh të bukës

  • 13/08/2022 | 19:23

Cili vend i Ballkanit Perëndimor pati shtrenjtim më të madh të bukës

Kriza e madhe e krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë nuk ka harruar të kaplojë as Ballkanin Perëndimor, vendet e të cilit janë përballur me çmime të larta në pothuajse të gjitha produktet, sidomos ato bazë, përcjell Gazeta Metro.


Nga rritja e çmimeve nuk është përjashtuar as produkti kryesor ushqimor, buka e bardhë.

Sipas të dhënave të enteve statistikore dhe shoqatave të furrave në Ballkanin Perëndimor, në të gjitha vendet ka pasur ngritje të çmimit të bukës.

Në Mal të Zi është shënuar ngritja më e madhe në krahasim me korrikun e vitit 2021, pasi që buka tashmë kushton 50% më shtrenjtë se atëherë.

Kosova është e dyta me ngritjen më të lartë, me çmimin e bukës që ka ndryshuar për 39%, që do të thotë se buka sot kushton rreth 50 cent nëpër furrat e vendit tonë.

Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë një ngritje pak a shumë të njëjtë të çmimit të bukës, ndërsa më pak e prekura del të jetë Shqipëria, e cila ka ndryshim të çmimit për 20%./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë