Loading…

Çiljeta për videon me shami: Isha duke shkuar në Xhami

  • 20/05/2019 | 21:07

Çiljeta për videon me shami: Isha duke shkuar në Xhami

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte e ftuar në studion e “Ftesë Pesë” me Bieta Sulon për të folur mbi përditshmërinë e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, transmeton Gazeta Metro.


Pak ditë më parë, Çiljeta postoi një video ku shfaqej e mbuluar me shami dhe kaq mjaftoi që të gjitha mediat të shkruanin për të.

Këngëtarja e konsideron normale videon në fjalë, duke treguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.

“Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, sqaroi ajo. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë