Kinemaja Cineplexx është kinemaja e parë në Kosovë me gjashtë salla me teknologji RealD 3D dhe teknologjinë e re të zërimit Dolby Digital Surround System 7.1, si dhe afro 900 ulëse.
Cineplexx organizon për herë të parë eventin Men’s Night me premierën e filmit Assassin’s Creed Movie.
Më datën 29 dhjetor, ora 19:00, Cineplexx organizon për herë të parë eventin Men’s Night me premierën e filmit Assassin’s Creed, me regji nga Justin Kurzel.
Historia e filmit lidhet me personazhin kryesor Callum Lynch i cili zbulon kujtimet e stërgjyshit të tij Aguilar dhe fiton aftësitë e një Mjeshtri Vrasjesh, mëson se ai është një nga pasardhësit e shoqatës së fshehtë të Vrasësve.
Filmi zgjat 140 minuta, është i zhanrit aksion, aventurë, luajnë Michael Fassbender, Marion Cotillard./gazetametro.net