Loading…

‘Cirk qeveri’: Djukanovic tha se nuk përfshihet në ‘reality show’ politik të kësaj qeverie malazeze

  • 08/12/2021 | 15:42

‘Cirk qeveri’: Djukanovic tha se nuk përfshihet në ‘reality show’ politik të kësaj qeverie malazeze

Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic, i paralajmëroi sot përmes mediave partitë në pushtet të mos presin prej partisë së tij të përshihen në rrëzimin e qeverisë që po lëkundet në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.


Mos prisni nga unë që t’i nënshtrohem popullzimit politik, momentalisht në skenë po zhvillohet një cirk politik porositi presidenti malazez Milo Djukanovic.

“Nëse në Mal të Zi do të bëhet politikë e ngjashme me një reality show, unë do të jem aty” ka shtuar ai.

I pyetur për mendimin e tij nëse ka shumicë parlamentare për të rrëzuar qeverinë, u përgjigj se nuk mund të vlerëson tani ashtu, por shtoi se mbetet optimist për rënien e qeverisë. Është koha shtoi presidenti Djukanovic.

Presidenti tha me ironi se këto 15 muaj mund të konsiderohen kohë e humbur për Malin e Zi duke ju falënderuar kësaj qeverie. Ishte edhe më i ashpër në vazhdim në vlerësim.

“Është komike zhurma që shkaktojnë kështu siç janë të dobët dhe të parëndësishëm” tha Djukanovic për punën e qeverisë malazeze.

Ai reagoi edhe për njoftimin për mbyllje të gjigantit malazez industrial Uniprom, në pronësi të të cilit është fabrika e aluminit KAP që njoftoi mbylljen e sa, ku si rezultat do të mbeten pa punë mbi 500 punëtorë.

“Ne sot po shohim se për shkaqe politike u mbyll së fundi një subjekti ekonomik. Një qeveri e vërtetë do të bënte gjithçka që mundte të ruante investitorët, e kjo sot, urdhëron me revanshizëm” tha Djukanovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë