Autoritetet iraniane kanë deklaruar se një anije mallrash rreth 150 tonëshe, që lundronte nga Sirik në provincën jugore Hormozgan të Iranit drejt Khasab në Oman, është goditur nga një predhë amerikane në Detin e Omanit herët të enjten, transmeton Gazeta Metro.
Guvernatori i Sirikut, Reza Shahidian, tha se anija tip dhow kishte në bord pesë anëtarë ekuipazhi, të cilët u shpëtuan nga anije që ndodheshin pranë dhe më pas u transferuan në territorin e Oman.
Sipas tij, incidenti ndodhi rreth pesë milje larg portit Khasab, ndërsa anija transportonte mallra bazë.
Ani pse ishte vet Irani i cili nisi sulme të vazhdueshme ndaj ushtrisë amerikane, Ministria e Jashtme e Iran deklaroi se sulmet e fundit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë “të pakuptimtë” armëpushimin e 8 prillit dhe paralajmëroi se Uashingtoni do të mbajë përgjegjësi për “pasojat shumë të rrezikshme të përshkallëzimit”.
Ministria gjithashtu paralajmëroi se vendet e rajonit që lejojnë përdorimin e territorit ose infrastrukturës së tyre nga SHBA për sulme ushtarake mund të konsiderohen palë bashkëfajtore në përshkallëzim.