Loading…

Çitaku bie pre e një lajmi të rremë, kërkon falje (Foto)

  • 12/03/2017 | 19:37

Çitaku bie pre e një lajmi të rremë, kërkon falje (Foto)

E plotësuar:

20:01 – Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar falje në lidhje me një status të saj të publikuar më herët, ku thoshte se një autobus kosovarë është sulmuar në Serbi.

Çitaku përmes një shkrimi tjetër në Facebook, arsyetohet se këtë e kishte lexuar në një medium, prandaj megjithëse nuk ishte i vërtet, ajo kishte rënë pre e atij lajmi të rremë.

Ajo kërkon falje sinqerisht, duke thënë se nuk dëshiron që të përhap lajme të rreme dhe të shkaktoj panik.

Ja postimi i saj:

Kam qenë e informuar  se ka pasur një sulm, mirëpo kompania e autobusëve në fjalë e ka mohuar një gjë të tillë. Me sa duket ai ishte një lajm i rrejshëm. Unë sinqerisht kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin me sa duket nuk e ka kontaktuar kompaninë e autobusëve.

Ndjehem tmerrësisht keq sepse unë kurrë nuk dua të shpërndajë lajme të rreme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë edhe panik.

Ky është një mësim i mirë për mua, dhe për këdo prej nesh për të kontrolluar më mirë burimet tona të informacionit. Lajmet e rreme janë të rrezikshme. Kjo mund të nxisë konfuzion dhe pasiguri. Kërkoj falje.

vlora3


Sulmohet në Serbi një autobus me shqiptarë (Foto)

Një autobus që bartte shqiptarë, është sulmuar sot në Serbi. Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadorja kosovare në SHBA, Vlora Çitaku.

Sipas saj, që mëson nga raportimet atje, nuk ka të lënduar, shkruan gazetametro.net.

“Një autobus i cili ishte duke transportuar udhëtarë shqiptarë sot është sulmuar në Serbi. Për fat të mirë, sipas raportimeve nuk ka të lënduar”, ka thënë Çitaku.

Ndërkaq, ajo ka thënë se mbase pas këtij rasit, është koha që të thirret mbledhje e Këshillit të Sigurimit.

17203166_10154259432582414_8916915946481638126_n

Madje, ajo ka akuzuar ndërkombëtarët për hipokrizi e standarde të dyfishta, duke thënë pyetur se a do ta dënojë sulmin dikush nga komuniteti ndërkombëtarë.

“Ndoshta është koha të thërrasim mbledhje të Këshillit të Sigurimit? Hipokrizi, standarde të dyfishta. A e dënon sulmin ndokush nga komuniteti ndërkombëtarë?”, ka thënë ambasadorja./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë