Loading…

Çitaku e quan Kurtin aventurier: Në këtë shekull nuk ka sovranitet të plotë

  • 02/06/2023 | 23:38

Çitaku e quan Kurtin aventurier: Në këtë shekull nuk ka sovranitet të plotë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka vlerësuar aventureske qasjen politike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti gjatë muajve të fundit.


Kërkesat e Kurtit për sovranitet në veri, Çitaku i ka parë si të papjekura. Ajo ka thënë në këtë shekull ku jetojmë, nuk ka sovranitet të plotë askund në botë.

“Në botën ku jetojmë, në shekullin ku jetojmë jemi të ndërvarur, nuk ka sovranitet të plotë. A e dini cili është vendi sovran në botë? Koreja e Veriut. Edhe Gjermania koordinohet me Amerikën, edhe Amerika koordinohet me Francën, është normale”, ka thënë Çitaku në DPT te Fidani në T7.

“Qasja e muajve të fundit e Kurtit, është e pakujdesshme, është tërësisht aventureske”, ka shtuar ajo.

Sipas ish-ambasadores së Kosovës në Uashington, demonstrim sovraniteti do të ishte pjesëmarrja e Kosovës në stërvitjet e gjera të NATO-s Defender Europe 2023, nga të cilat Kosova është përjashtuar.

“Nuk reduktohet ideja e sovranitetit në tri zyra komunale. Demonstrimi i sovranitetit është pjesëmarrja e Kosovës në Defender Europe 2023”, ka thënë ajo.

“Në raport me Serbinë, ne duam që Kurti dhe Kosova të dalin fitimtarë. Por këto beteja nuk mund të fitohen pa aleatët. Aleatët kanë kërkuar një gjë minore, ata kanë thënë ju lusim që kryetarët e zgjedhur të ushtrojnë detyrat nga ato objekte ku kanë dhënë betimin”, ka shtuar Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë