Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se, “Asociacioni po ju intereson më shumë se festimi i Pavarësisë’’, shkruan Gazeta Metro.
Çitaku në postimin e saj në Facbook, i është drejtuar Bislimit duke thënë se janë bërë për keqardhje.
Postimi i plotë:
Në një përpjekje të dëshpëruar për t’i ikur përgjegjes lidhur me marrëveshjen për asociacionin, ZvKM Bislimi paska thënë
“Asociacioni po ju intereson më shumë se festimi i Pavarësisë.”
Sinqerisht për keqardhje jeni bërë. Pavarësinë e Kosovës ju e keni mohuar dhe përbuzur me vite, duke u tallur edhe me simbolet shtetërore. Ne pavarësinë e kemi festuar gjithmonë. Lojalitetin ndaj Republikës nuk na e dikton pozita e përkohshme politike.
Ndërkohë, tregoni a doni me i ndërru fjalët për Asociacionin njejtë sic i keni ndërruar fjalët për çdo gjë deri më tani? A po të nxen gjumi? /gazetametro.net