Kryeministri Albin Kurti sot në Klan Kosova foli për ekonominë e vendit nën qeverisjen e tij, dhe tha “vitet 2021 dhe 2022 janë vitet me rritje ekonomike 1mesatarisht 7.0%, që është dyvjeçari më i suksesshëm në Kosovë” e për këtë ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, shkruan Gazeta Metro.
Çitaku i ka reaguar Kurtit duke thënë se po flet sikur të mos jetonte në realitetin kosovar.
Ajo pati edhe një pyetje krahasuese për kryeministrin i cili tash e dy vite udhëheq me Qeverinë e vendit.
Tutje Çitaku ia rikujtoi kryeministrit se vetëm sot, është ngritur mbi 15 për qind çmimi i energjisë elektrike.
Postimi i plotë:
Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë.
Pyetja është shumë e thjeshtë, a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh.
Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrëfikës, a arrinë të mbulojë shpenzimet e bazike?
Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15%. Dobët. Shumë dobët./gazetametro.net