Loading…

Çitaku i reagon Kurtit: Ju ndoshta e keni pranuar, por Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament

  • 06/02/2023 | 17:51

Çitaku i reagon Kurtit: Ju ndoshta e keni pranuar, por Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit pas takimit me të dërguarin e posaçëm të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak tha se ka pranuar të vazhdojë dialogun në bazë të planit franko-gjerman, transmeton Gazeta Metro.


Çitaku ka thënë se Kurti ”ndoshta po mendon për veten” dhe për zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi që e kanë pranuar propozimin.

Ajo thotë se Kosova e pranon marrëveshjen pasi ta ketë votuar në Parlament.

”Ndërkohë, Kryeministri duhet të vijë në Kuvend dhe të sqarojë: 1) A e përmbanë marrëveshja njohjen reciproke;
2) A do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për themelimin e asociacionit; Për 6 kushtet e trumpetuara në Kuvend më mirë nuk po flas,” ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kurti në një postim në Twitter theksoi se plani franko-gjerman, tani zyrtarisht propozimi i BE’së është një bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Një diskutim i mirë me emisarin special të BE’së, Miroslav Lajcak, në një drekë punë në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE’së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që e konsiderojmë një bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe një platformë të qëndrueshme për përparim. Disa çështje të caktuara rreth garancive ndërkombëtare, mekanizma implementimi dhe renditje kohore do të adresohen së shpejti gjatë bisedimeve të radhës në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit Europian na bëjnë optimist,” shkroi ai. /gazetametro.net

Kurti njofton pas drekës me Lajcak se pranon Propozimn Europian, s’përmend Asociacionin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë