Ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka folur sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke ia përmendur për të disatën herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë se Kosova është shtet dhe nuk ndryshohet kjo gjë.
Në mes tjerash ajo përmendi edhe Kishën Ortodokse Serbe “Sveti Nikolla” (“Shën Nikolla”) e cila është e ndërtuar brenda oborrit të Universitetit të Prishtinës, duke potencuar se është pa leje, por sipas saj ajo duhet të ruhet në vend se të rrëzohet, transmeton gazetametro.net.
E kur foli për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, tregoi pakënaqësitë e saj me shtetin Serb dhe moszbatimin e këtyre marrëveshjeve.
“Serbia nuk ka të drejtë të arrestojë qytetarët e Kosovës siç ka ndodhur me dy rastët e fundit. Serbia është duke e abuzuar marrëveshjen e lëvizjes së lirë të Kosovarëve. Procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk merrë fund në bruksel por atëhere kur serbia t’i përmbushë kushtet e marrëveshjes”, tha në fjalimin e saj Çitaku./gazetametro.net