Loading…

Çitaku: Kryeministër mos humb kohë me targa

  • 28/10/2022 | 19:47

Çitaku: Kryeministër mos humb kohë me targa

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit njoftoi se vendimi për targat të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime, ku do të shkohet me përshkallëzim të masave, fillimisht 21 ditë, pastaj çdo dy muaj deri me 21 prill 2023.


Ai ka thënë se deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook ironizoi me vendimin e Qeverisë duke pyetur se “masa e qortimit, a do të thotë që do t’u ftohen prindërit?”.

Megjithatë, ajo i kërkoi kryeministrit Kurtit që të mos humbë kohë me targat, pasi sipas saj, konteksti gjeopolitik është në anën tonë.

“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh. Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, shkroi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë