Loading…

Çitaku: Kurti të mos i negociojë barrikadat në Bruksel, s’guxojmë të biem në grackën e Vucic

  • 14/08/2022 | 09:24

Çitaku: Kurti të mos i negociojë barrikadat në Bruksel, s’guxojmë të biem në grackën e Vucic

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, rrezikon të kthehet në dialog teknik, dhe si i tillë fajin kryesor duhet ta bartë Serbia dhe në asnjë mënyrë Kosova.


Duke folur për takimin që do ta ketë Kurti në Brukse, ish-diplomatja kosovare thotë se Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”.

Çitaku thotë se presidenti serb dëshiron të qëndrojë gjendja aktuale në Ballkan dhe në dialogun mes Kosovës dhe të Serbisë.

“Unë pres që kryeministri të mos shkojë në Bruksel për të negociuar barrikadat dhe për të negociuar stikersat, unë pres që kryeministri të shkojë në Bruksel dhe të flasë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër. Ne nuk guxojmë të dakordohemi për asgjë pa u dakorduar për çdo gjë. Kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm, ne nuk guxojmë të biem në grackën e Vuçiqit, sepse atij i konvenon status-quoja, i konvenon prolongimi i procesit dhe që ne të diskutojmë në Bruksel për çështje teknike. Ne duhet ta kemi ofertën tonë, të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë sepse nuk është detyra jonë që të përkujdesemi për dispononim në Beograd por që ta bëjmë pjesën tonë të punës, të jemi konsistencë dhe të koordinohemi ngushtë me aleatët tanë”, thotë Çitaku për EkonomiaOnline.

Teksa ka folur për luftën në Ukrainë, Çitaku thotë se Kosova nuk ka arritur ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtarë. Thotë se në vend të saj, institucionet vazhdojnë të merren me stikersa.

“Konteksti gjeopolitik i krijuar pas agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, ka krijuar një mundësi të artë për Kosovën që ta fuqizojë edhe më tej subjektivitetin e saj ndërkombëtarë, duke kërkuar para se gjithash unitet të Bashkimit Evropian karshi Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht në vend se të shfrytëzohet ky momentum i krijuar nga rrethana krejtësisht përtej nesh për ta shtyrë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër, ne merremi me stikersa”, u shpreh ajo.

Duke folur për mungesën e liberalizimit për kosovarët, nënkryetarja e PDK-së, thotë se Kosova ka kohë që i ka plotësuar të gjitha kriteret. Fajin për këtë, thotë se e kanë krerët aktual të shtetit, të cilët sa ishin në opozitë e kundërshtonin Demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë mendoj që Kosova me kohë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kosovës atë botë u janë imponuar dyfish kritere më shumë sesa vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor. Për fajin e disa akterëve politik në Kosovë, që shumë prej të cilëve sot janë në qeverisje, ne kemi pasur një zhargitje për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe sikur Demarkacioni të votohej atëherë, Kosova tashmë do të lëvizte pa viza sepse ne ishim në të njëjtën pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Sido që të jetë, Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë justifikim për ta shtyrë këtë proces edhe më tutje”, u shpreh Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë