Loading…

Çitaku lavdëron ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA: Patriot dhe diplomat i madh

  • 30/11/2021 | 17:24

Çitaku lavdëron ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA: Patriot dhe diplomat i madh

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas Ilir Dugolli është zgjedhur për ta përfaqësuar Kosovën si ambassador në SHBA, shkruan Gazeta Metro.


Ajo ka thënë se e njeh Dugollin meqë ka punuar me të, teksa e ka vlerësuar si një patriot dhe diplomat të madh.

“Të gjithë miqtë e mi në Uashington DC, ky është Ambasadori i ri i Kosovës në SHBA. Në dy dekadat e fundit e kam njohur dhe kam punuar me Ilirin në cilësi të ndryshme. Ai është një patriot dhe diplomat i madh. Mezi pres ta shoh atë të shkëlqejë në detyrën e tij të re”, ka shkruar ish ambasadorja në llogarinë e saj në Facebook.

Përndryshe, Kosova nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje është kritikuar shumë lidhur me vonesat në emërimin e ambasadorëve të rinjë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë