Në Këshillin e Sigurimit po diskutohet për raportin tre mujor mbi gjendjen në Kosovë.
Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Citaku tha se Serbia nuk ka lënë gurë pa lëvizur për ta penguar shndërrimin e FSK’së në ushtri.
“Shteti serb nuk ka lënë gurë pa lëvizur për të penguar procesin e transformimit të FSK’së. Por, zonja dhe zotërinj, më lejoni të jem e qartë, se askush tjetër përveç Kosovës nuk e ka fuqinë të vendosë veto për themelimin e ushtrisë. Kjo është një çështje që i takon një shteti të pavarur dhe të cilin, Kosova do ta realizojë shpejt. Dhe më lejoni të jem edhe më e qartë, kjo është një çështje për të cilën s’do ta bisedojmë kurrë me Serbinë”, tha ajo.
Çitaku foli edhe për vizitën e presidentit Thaçi në Ujman, çështje për të cilën parprakisht u ankua ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic.
“Presidenti i Kosovës mund të vizitojë çdo pjesë të Kosovës pa kërkuar leje nga askush. Atë ditë nuk ka ndodhur asnjë incident. Incidenti fatkeqsisht ndodhi ditën tjetër kur pronari i lokalit u sulmua me bombë nga strukturat paralele në veri”./gazetametro.net