Loading…

Çitaku për Kurtin: Është manipulant i paparë, e ka përçarë dhe polarizuar shoqërinë

  • 03/06/2026 | 18:31

Çitaku për Kurtin: Është manipulant i paparë, e ka përçarë dhe polarizuar shoqërinë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku nuk ka kursyer kritikat për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ai ndryshe flet e ndryshe vepron.


Çitaku në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha Kurti është manipulant i paparë.

“Ky njeri diçka tjetër mendon, tjetër çka flet dhe tërësisht diçka tjetër vepron. Është manipulant i paparë, ka një dozë të papërshkrueshme të hipokrizisë, por ndoshta kjo është edhe natyra dhe karakteri i tij”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u shpreh se pikërisht kryeministri në detyrë e ka përçarë dhe e ka polarizuar shoqërinë.

“Por, pjesa shqetësuese është sa shumë, sa thellë e ka përçarë, e ka polarizuar, e ka ndarë shoqërisë”, deklaroi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë