Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, me një postim në rrjetin social Facebook, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në veri të vendit, shkruan Gazeta Metro.
Çitaku tha se bashkërendimi me aleatin tonë kryesorë, pra SHBA’të, është interesi ynë kombëtar.
Për të mbajtur sovranitetin, për nënkretaren e PDK’së janë të rëndësishme edhe aleancat.
Koordinimi me aleatët, e posaçërisht SHBA-të është interes kombëtar, është vlerë.
Historia na e mëson qartë e pa ekuivoke se aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti.
Duhet theksuar se pas veprimeve ë fundit në veri të vendit nga ana e Policisë së Kosovës me urdhër të kryeministrit të Kosovës, është kritikuar ashpër nga SHBA’të.
Ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinkeni, cili ka e cilësuar veprimin nga kryeministrin Kurti si palë destabilizuese në këtë çështje.
“I dënojmë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës që po e përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po rrisin jostabilitetin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Albin Kurti që menjëherë të ndalë këtë masa të dhunshme dhe të përqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”.
Bashkimi Europian përmes zëdhënësit Peter Stano shprehën pakënaqësinë e tyre për përshkallëzimin e situatës në Veri me një ton më të ashpër e më pak diplomatik se zakonisht.
“Kosovë: Bashkimi Europian dënon ashpër përleshjet në veri, dënon sulmet ndaj patrullave të Eulex. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-eskaluar situatën dhe kthyer qetësinë. BE nuk do të pranojë më veprime të mëtutjeshme të njëanshme, provokuese”, ka thënë ai./gazetametro.net