Loading…

Çitaku për zgjedhjet në Skenderaj: Në betejë ishin dy kandidatë, jo e kaluara, jo lufta

  • 19/10/2021 | 22:17

Çitaku për zgjedhjet në Skenderaj: Në betejë ishin dy kandidatë, jo e kaluara, jo lufta

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur për procesin zgjedhor të 17 tetorit, ndërsa ka thënë se gjendja në Drenas dhe Skënderaj nuk është situtatë e njëjtë.

Pse një gjë e tillë, Çitaku ka dhënë disa arsye:

”Situata nuk është e njëjtë në Drenas dhe Skenderaj. Në Drenas, një fraksion i PDK-së është shkëputur, kanë formuar një iniciativë, kanë vënë një kandidat të tyre, mirëpo gjatë tërë fushatës kanë përdorur logon e PDK-së, në tubime kanë përdorur poster, e fotografi të Thaçit e Veselit”.

”Mirëpo PDK ka pasur kandidatin e saj, e pati Lladrovcin”.

”E në Skenderaj pati një situatë krejt tjetër, të cilën ne nuk e kemi dëshiruar. Ka qenë një prej përballjeve më të pakëndshme. Ka qenë shumë e vështirë, nuk ka qenë e lehtë, sepse Sami Lushtaku ka qenë bashkëluftëtar i Adem Jasharit. E sidomos duke pas parasysh një përbuzje e një përbaltje që i është bërë në vitet e fundit Drenicës”.

”Pse ata njerëz nuk paskan drejtë me zgjedh a?, Nuk paskan të drejtë me votu?.E kam ndjerë që nuk ka qenë një betejë e lehtë as për ata. U mundua nga disa që të portretizohet si një luftë kundër familjes Jashari. Nuk ka gjë më të rëndë sesa të hyhet në betejë politike me nocione të tilla. Në betejë në Skënderaj kanë qenë dy kandidatë, por jo e kaluara, jo lufta. Pra, ka qenë një betejë e rëndë, por fatmirësisht është kryer”, tha Çitaku.

Ajo komentoi edhe reagimin e Bekim Jasharit ku akuzon PDK-në për manipulim votash, njofton Klankosova.tv.

”Është shumë mirë që ka bërë ankesa tek organet kompetente. Dikush mund t’i ketë thënë Jasharit, por mirë që nëse ka shqetësim e ka adresuar. PDK nuk e ka pasur pushtetin në Skenderaj. Ka garuar duke mos qenë në udhëheqësi të komunës, ka fituar”.

”Unë isha dje në Han të Elezit bashkë me kryetarin Memli Krasniqi, dhe nuk kam dëgjuar për ndonjë manipulim, vetëm nëse ka bërë ndonjë ankesë sot”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë