Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar kalimin e deputetes së PDK’së, Adelina Grainca, në Vetëvendosje gjatë seancës së djeshme, duke e cilësuar si Pazar, shkruan Gazeta Metro.
Çitaku përmes një postimi në Facebook, tha se të ndërrosh mendjen dhe pozicionimin politik është normale, por të ndryshosh taborë politike pa asnjë arsye është mungesë elementare e vetëdijes politike.
“Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale. Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet. Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as më shumë e as më pak se mungesë elementare e vetëdijes politike. Është reduktim i politikës në pazar”, ka shkruar Çitaku.
Ky është postimi i plotë:
‘’ Me ndërru mendjen, qëndrimin dhe pozicionimin politik në demokraci është normale.
Herë ndryshojnë rrethanat, e herë ndryshojmë vet. Ama, me ndryshu tabore politike brenda orës, pa asnjë arsye të artikuluar, është as më shumë e as më pak se mungesë elementare e vetëdijes politike. Është reduktim i politikës në pazar.
Deputetja Grainca nuk kaloi në VV sepse donte që Kosova me çdo kusht të shmangte zgjedhjet e parakohshme, sepse zonja Grainca hyri në sallë në raundin e dytë, dhe vota e sajë ishte e panevojshme; as pse kishte shprehur ndonjë paknaqësi ne grupin e sajë parlamentar lidhur me orientimet politike të PDK-së.
Motivin e din më së miri ajo vet, por aman mos na e veshni oportunizmin politik me interes për Kosovën e sakrificë.
Poashtu, shpresoj që Partia Demokratike e Kosovës të marrë mësim. Të nisë procesin e reformave. Opozita është gjithmonë e rëndësishme, e posaçërisht tani.’’