Loading…

Çitaku thotë se PDK nuk është e konformistëve

  • 27/10/2022 | 08:21

Çitaku thotë se PDK nuk është e konformistëve

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se për me qenë pjesë e PDK-së duhet të jesh në gjendje me imagjinu të pamundurën, teksa shton se “PDK nuk është e konformistëve“.


Ajo i ka ftuar të rinjtë për t’iu bashkuar kësaj partie.

”Për me qenë pjesë e PDK duhesh me pasë bindje. Duhesh me qenë në gjendje me e imagjinu të pamundurën. Duhesh me besu që bashkë mundemi me realizu aspirata të cilat për prindërit tanë kanë ekzistuar vetëm në imagjinatë”, ka shkruar në Facebook, të enjten.

„PDK është e ëndërrimtarëve. PDK është e guximtarëve.  Nëse ke ëndërra, nëse ke guxim, PDK është e jotja aq sa është e imja. Bashkë mundemi”, ka thënë Çitaku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë