Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thyer heshtjen duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të zv.kryeministrit Haki Abazi, në lidhje me lajmin e rremë që Xhamajka ka njohur Kosovën shtet, transmeton Gazeta Metro.
Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku e cila thotë se nuk është hera e parë që zv.kryeministri Abazi merret me të dhe shpif kundër saj, ka thënë tutje se çdo gjë do të sqarohet me kohë.
“Çdo gjë do të sqarohet me kohë. Zv Kryeministrit i them publikisht, meqë asnjëherë, si zv Kryeministër, nuk më ka kontaktuar që ta sqarojë situatën në fjalë, nëse nuk dëshiron të kontaktoi me mua, atëherë le ta kontaktojë Ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë tutje Çitaku.
Kujtojmë se sot, zv.kryeministri Abazi e ka quajtur ambasadoren Çitaku dhe Ambasadën e Kosovës në SHBA instrumente në shërbim të Presidentit dhe jo të Kosovës, në një intervistë për RTV ORA. /gazetametro.net