Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit amerikan Donald Trump.
Ajo ka publikuar disa fotografi nga ceremonia solemne, ku shihen qindra mijëra njerëz që kishin gjetur kohë ta përcillnin nga afër inaugurimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump ka filluar mandatin e tij 4 vjeçar në krye të shtetit më të fuqishëm në botë. Ai është presidenti i 45-të me radhë. /gazetametro.net