Loading…

City e fiton ndeshjen dramatike me Arsenalin

  • 01/01/2022 | 15:44

City e fiton ndeshjen dramatike me Arsenalin

Arsenali është mposhtur 1-2 nga Manchester Cityn në ‘Emirates’ në një ndeshje dramatike e cila ishte e para e këtij vit.


Sfida e zhvilluar në Emirates dhuroi shumëcka, tre gola e një karton të kuq, për vendasit, që me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të lojës në pjesën e dytë, nuk arritën të mbrojnë rezultatin dhe ta mbyllin takimin me barazim.

Në minutën e 31-të, Arsenalin e kaloi në epërsi Saka, duke realizuar për 1-0. Në minutën e 57-të Granit Xhaka shkaktoi një penalty dhe rezultatin e barazoi Mahrez nga pika e bardhë.

Arsenali tre minuta pasi pësoi golin mbeti pa një lojtarë në fushë meqë Gabriel u përjashtua me karton të kuq.

Në minutën e 93-të të kohës shtesë, Dias shënoi për 2-1 për tía dhuruar tri pikë dramatike Cityt.

Arsenali vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me 35 pikë, derisa City në të parën tani me 53 pikë.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë