Loading…

City fiton sërish, shkon në +15 nga vendi i dytë

  • 02/03/2021 | 23:12

City fiton sërish, shkon në +15 nga vendi i dytë

Manchester City është shndërruar në një makineri të pandalshme për çdo rival në Premier Ligë.

Në xhiron e 27 të kampionatit anglez, skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur Wolverhamptonin me rezultat të thellë 4-1 në “Etihad Stadium”, përcjell KosovaPress.

Këtë fitore të lehtë, Manchester City e ka arritur duke iu falënderuar golave të realizuara nga Gabriel Jesus dy gola, Mahrez dhe autogolit të Dendocxker.

Ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Coady në minutën e 61’ të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola shkon në kuotën e 65 pikëve, pra 15 pikë më shumë se ndjekësi i parë që është Manchester United me 50 pikë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë