Loading…

Cityzens kapardisen pas 13 fitoreve rresht, Liverpool mposhtet përsëri

  • 03/02/2021 | 23:09

Cityzens kapardisen pas 13 fitoreve rresht, Liverpool mposhtet përsëri

Manchester City po krekoset tani pasi që mposhtën Burnley me përpjekje minimale sonte dhe mori fitoren e 13’të në Premier League dhe rivalët po i shikojnë të brengosur tash, transmeton Gazeta Metro.


Ë tGuardiola gati heshturazi u ngjit në maje të Premier League dhe kanë një ndeshje më tepër sesa i dyti dhe pak njerëz tani dyshojnë se do të jenë kampion qytetarët blu të Manchester tani pas stabilitetit të treguar në fushë.

Dikur të famshëm për posedimin e topit, ende e mbajnë, por tash janë pragmatik së pari, nuk pranojnë gola megjithëse po shënojnë më pak. Ashtu bënë edhe sot Manchester City, kishin topin dhe i shënuan dy gola, edhe pse nuk e kishin në skuadër mesfushorin më të mirë Kevin De Bruyne, dhe pa Aguerro qe një kohë.

Ndeshja e radhës kundër rivalit të drejtpërdrejtë për titull në Anfield Road me Liverpool, të dielën do të jetë për shumë kë vendimtare. Kjo nuk është më e pamundur pas humbjes së Të Kuqve në shtëpi pas 68 ndeshjeve të pamposhtur në shtëpi, pikërisht nga Burnley. E as të mërkurën nuk u ndanë më mirë, u mundën nga Brighton Hove & Albion./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë