Normalisht, te të rriturit “koka e madhe” nuk konsiderohet ndonjë gjë e mirë, apo e veçantë. Por, sipas hulumtimeve të reja të kryera në Britani të Madhe, kjo është shenjë e mirë për bebet kur lindin me kokë më të madhe se e zakonshmja.
Sipas këtyre hulumtimeve kanë tendenca tregojnë shenjë të inteligjentës më të lartë.
Shkencëtarët ndërkombëtarë të përfshirë në këtë studim, i cili është publikuar në revistën ‘Molecular Psychiatry’, kishin hulumtuar ndërlidhjet mes gjeneve, nivelit të inteligjencës dhe shëndetit të përgjithshëm kur e kishin bërë këtë zbulim të ri. Ata kishin mbledhur mostra të gjakut, urinës dhe pështymës nga 100,000 britanikë dhe kishin analizuar të dhënat për çdo shenjë të ndërlidhjeve.
Gjatë analizave të tyre, hulumtuesit kishin zbuluar se personat e lindur me kokë të madhe kishin qenë shumë më të prirë ta përfundojnë universitetin dhe kishin shënuar pikë më të larta në teste të ndryshme.
Kjo do të thotë, sipas hulumtuesve, se bebet e lindura me kokë më të madhe sesa mesatarja e diametrit prej mbi 30 centimetra, janë më të prira të gëzojnë inteligjencë më të lartë gjatë jetës së tyre. /gazetametro.net