Tani pritet që Trump të marr zyrtarisht postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mirëpo kjo nuk është e mirëpritur nga të gjithë qytetarët e Amerikës, të cilët jo rrallëherë deklarohen kundër tij.
Mospëlqimi për Trump-in nga bashkëkombësit e tij shihet qartë me anë të protestave që po rganizohen, një e tillë do të bëhet edhe këtë të diel në qytetin e New York-ut, nga shkrimtarët pranë bibliotekës të këtij qyteti, siç edhe e ka bërë të ditur edhe gazetametro.net më parë.
Ernest Hemingway ka thënë “ Puna e shkimtarit është të tregojë të vërtetën”
A do të vazhdojë të shkruhet për të vërtetat edhe në mandatin e Trump-it? Për këtë janë përgjigjur shumë shkrimtarë duke qenë të shqetësuar për të ardhmen e popullit të tyre, deklaratat e të cilëve i transmeton për ju gazetametro.net
William Keller
“Trump si president i SHBA-ve do të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe mbikqyrjen e qeverisë. Obama ka qenë shumë i keq. Ai urdhëroi vrasje të fshehta të qindra personave që u munduan të shkruajnë për ligjin agresiv, duke e kundërshtuar atë ashpër. Vetëm pyesni James Risen, i cili ka jetuar nën kërcënimin me burgim për shtatë vjet. Trump do të jetë shumë më keq, këtë ua siguroj unë. Si fillim liria e informacionit do të jetë e kufizuar, askush nuk do të guxoi të flas të vërtetën, ose do të përfundoi si në rastet e Obamës”
Celeste Ng, autor i “Gjithçka që nuk të thash”
“Shkrimi , është një art i cili pasqyron çdo anë të tij duke e trasmetuar te lexuesit, dhe në këto moment të veçantë ajo është më e rëndësishme se kurrë. Puna themelore e një shkrimtari është për të përhapur ndjeshmërinë, diçka që i ka munguar shumë fushatës së Trump-it.”
Nicole Dennis-Benn
“ Këtë javë një student i kolegjit ka tentuar të vetvritet nga frika e zgjedhjes së Trump-it president. Pas këtij akti unë nuk jam e sigurtë në mirëqenien e popullit amerikan. Unë kam shkruar për të drejtat e emigrantëve dhe gjithmonë e kam theksuar padrejtësinë që u është bërë atyre, por kjo kohë që po vjen nuk i favorizon ata aspak e as mua gjithashtu, duke e ditur urrjetjen dhe shkeljen e të drejtave të tyre dhe shprehjes së lirë që e ka përcjellur Trump-i gjatë fushatës”
Karen Bender, autor i “Refund”
“Unë kam qëndruar të martën tërë natë zgjuar, duke u dridhur nga pikëllimi dhe injoranca që ka populli im. Kur studentët e mi më pyetën mua rreth fatit tonë unë u thash atyre pa hezituar, se puna e SHBA-ve është shumë keq, por kjo nuk do të na gjunjëzoj neve aspak. Nuk do ta lejojmë të triumfoj gjuha fyese ndaj amerikanëve, nga njerëz që nuk e respketojnë as kombin e vetë. Ne bashkë me ju do të shkruajmë gjithmonë siç kemi bërë deri tani kundër padrejtësive, do ta luftojmë gjatë gjithë kohës urrejtjen dhe racizmin.” /gazetametro.net