Loading…

Çka duhet ndodhë me burgjet, pas rastit Dehari?

  • 18/11/2016 | 13:39

Çka duhet ndodhë me burgjet, pas rastit Dehari?

Zëvendësministri i Drejtësië Florian Dushi, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nevojë për një reformë thelbësor dhe urgjente.

Ai ka deklaruar se Sherbimi Korrektues ka nevojë urgjente të një rishikimi funksional të tij. Propozimi i tij, tashmë në nivel ideor nënkupton formimin e një Drejtorie Menaxhuese, qendrore dhe profesionale e cila do kthente një rend në të gjitha burgjet e vendit.

Po ashtui Dushi thekson se duhet të bëhet një vlerësim i punës së drejtorëvë, shefave të pavioneve, gardianëve dhe të gjithë zingjirit udhëheqës për kryerjen e obligimeve që atyre u takojnë.

Reforma e tillë sipas Zëvendësministrit Dushi ka qenë një ide e mëhershme, por që pas rastit Dehari tashmë është bërë e domosdoshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë