Loading…
Çka fitojnë artistët pasi fitojnë ‘Grammy’ ?
  • 11/02/2019 | 18:32

Çka fitojnë artistët pasi fitojnë ‘Grammy’ ?

‘Grammy awards’ një nga evenimentet më madhështore dhe të rëndësishme për artistët ,por edhe për të gjithë fansat e atyre artistëve që janë pjesmarrës në këtë eveniment, transmeton Gazeta Metro


E dje është mbajtur edicioni i 61 i ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ dhe këngëtarja Shqiptare Dua Lipa i bëri të gjithë krenar duke i rrëmbyer dy çmime shumë të rëndësishëm

Por, a paguhen artistët për të performuar në ceremoninë e Grammy ose a marrin ndonjë shumë të caktuar parash kur fitojnë një çmim?

Jo artistët nuk paguhen me para për të marrë pjesë në ceremoninë më të rëndësishme të vitit në muzikë.

Por, si performuesit ashtu edhe fituesit fitojnë shumë indirekt, sidomos nga ana profesionale. Forbes raporton se performuesit dhe producentët marrin një rritje të fitimeve prej 55% pas natës së ceremonisë, pasi kanë rritje në çmimin e biletave të koncerteve dhe pagesës për të bërë një këngë.

Falë natës së profilit të lartë, yjet përfitojnë një rritje të famës e gjithashtu ehe fitimeve nga shitja e këngëve. Pasi ka fituar për të parë Grammy, Bruno Mars ka rritur çmimin për një koncert nga 130 mijë dollarë në 202 mijë dollarë, ndërsa Taylor Sëift nga 125 mijë në 600 mijë dollarë.

Që të ftuarit të mos shkojnë me duart e zbrazëta, yjet dalin nga eventi me dhurata që kushtojnë mjaft shumë. Dhurata përfshijnë stoli nga Tiffany, kitara të shtrenjta, udhëtime në ishuj privatë, xhemperë prej Kashmiri, syze dhe çanta të dizajnerëve të njohur. Këto shurata kushtojnë hiç më pak se 50 mijë dollarë./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë