Disa vende në Botë shquhen për frikën që shkaktojnë në dukjen e tyre apo prej asaj që është treguar për ato.
Një ndër to është dhe Kështjella “Bran”në Brasov, Rumani. Thuhet se autori i romanit “Konti Drakula”, Bran Stoker, e ka bazuar romanin me vampirë në personazhin e princ Vladit të Vllahisë mesjetare, i cili jetoi në kështjellë në shekullin e 15-të.
Stoker është frymëzuar pikërisht nga rrëfenjat për dhunën e princ Vladit. Kështjella shërben akoma si një prej vendeve më të frikshme në botë, por njëkohësisht nga më të vizituarat për famën, bëmat dhe kuriozitetin që ngjall. Ka një histori tepër intriguese për kontin Drakula ose djalli.
Vladi, se bashku me vëllanë e tij me të ri, Radon, si rezistues dhe kundërshtar i pushtimit otoman, i kishte kaluar disa vjet ne kazatë më të tmerrshme turke.
Aty i jepet rasti që t’i mësoje dhe përvetësojë shumë nga metodat më të ashpra të dënimit, përdorimi i të cilave më vonë kundër armiqve te tij. Atë do ta lartësojnë në fron si sundimtarin më të ashpër dhe gjakatarin më të famshëm.
Gjatëtë sundimit të tij, Tapeshi ndërtoi kështjellën famëkeqe të quajtur Drakula, ku ushtroheshin tortura nga më të paparat, dhe aty likuidoi mijëra kundershtarë të tij.
Kur në vitin 1462, turqit e pushtuan atë krahinë, ai iku, por, mbreti i atëhershëm rumun, Matja Korvin, nga frika e reputacionit të keq që kishte Tapeshi dhe nën ndikimin e presionit të madh te opinionit, e arrestoi dhe e dënoi me burg.
Ai vritet nga një komplot i organizuar mirë pikërisht nga armiqtë e tij. Por, nuk mbaron çdo gjë me vdekjen e tij.Në ato vise u thurën shumë mite dhe legjenda për vdekjen dhe pavdeksinë e tij. Edhe pse ishte i varrosur në afërsi të Bukureshtit, në vendin e quajtur Snagov edhe sot e kësaj ditë, ende qarkullojnë shumë dyshime për vdekjen e vërtetë te tij.
Besohej se ai nuk ka vdekur. Varri u gjet i zbrazet, sepse menjëherë pas varrimit, sipas legjendës së krijuar, ai ishte ringjallur sërish dhe shëtiste nëpër Rumani, duke u ushqyer me gjak njerëzish.
Sipas këtyre bestytnive, populli paragjykon se prapë një ditë do të kthehet sundimi i tij.Kjo legjendë frymëzoi Shkrimtarin Bram Stoker për romanin e tij “Drakula” /gazetametro.net