Loading…

Çka ndodh sot në Kosovë

  • 04/10/2021 | 08:06

Çka ndodh sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet e ditës.


Vazhdon procesi gjyqësor kundër Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-15:00)

Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora  10:00)

Me rastin e Ditës botërore të habitatit, UN-Habitat Kosova organizon aktivitet me temën ‘Përshpejtimi i veprimit urban për një botë pa karbon’. (Teatri i hapur Gërmia, Prishtinë, ora 10:00-12:30)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:15)

Mbahet ceremonia hapëse dhe themelimi i projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i Memorandumeve të Bashkëpunimit me drejtorët e shkollave përfituese në ambientet e shkollave përkatëse. (Shkolla “Emin Duraku”, Prishtinë, ora 10:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili mban konferencë për media. (Te Tulltorja në lagjen “Arbëria”, ora 11:30)

Agjenda e kombëtares së Kosovës në futboll:

11:00- Konferencë për media e përzgjedhësit Bernard Challandes (Hotel “Emerald”)

15:00- Stërvitja e Kombëtares U21 (Kompleksi i FFK-së në Hajvali)

19:00- Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me ministra, ku i ftuar do të jetë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet debati „Ndërmarrësia, mundësi reale për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë“, në kuadër të Projektit Promovimi i Zhvillimit Ekonomik Rajonal përmes Akademisë së Ndërmarrësisë, mbështetur financiarisht nga Ministria e Zhvillimit Rajonal. (Objekti i UNDP-së, afër Ministrisë së Shëndetësisë, rruga e Zagrebit 58, ora 13:30)

Mbahet ceremonia hapëse dhe themelimi i projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i memorandumeve të bashkëpunimit me drejtorët e shkollave përfituese në ambientet e shkollave përkatëse. (Shkolla „Gëzim Hamza“, rruga “Agim Kelmendi”, p.n., Rahovec, ora 14:00)

Komisioni për Bujqësi diskuton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 16:00).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë