Refuzimi i producentëve për të shtyrë intervistën e madhe televizive të Megan Markle dhe Princ Harry me drejtuesen Oprah Winfrey mund të shkaktojë një “bombë diplomatike” nëse shëndeti i Princit Philip përkeqësohet, thonë burimet, transmeton Gazeta Metro.
Intervista e shumë pritur dhe e para e Megan Markle dhe Harry pas largimit nga mbretëria është bë nga Oprah Winfrey, e cila do të shfaqet premierë në 7 mars, është folur për disa kohë. Sidoqoftë, për shkak të gjendjes shëndetësore të Princit Philip, i cili po trajtohet në një spital, është kërkuar nga producentët të shtyhet transmetimi i kësaj interviste.
Mirëpo producentët e intervistës refuzuan të anulojnë transmetimin e intervistës bombastike që nikoqirja Winfrey bëni me ish- Dukën dhe ish- Dukeshën e Sussex, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Metro.
Ende nuk është bërë e ditur se çka është duke bërë Harry dhe Meghane profesionalisht dhe për mbijetesë pas largimit nga Mbretëria dhe postet që kishin.
Thuhet se në intervistën e përmendur çifti mbretëror do të flasë për tensionet brenda familjes mbretërore, luftën që ata patën me mediat, dorëheqjen nga detyrat mbretërore dhe lëvizjen në Amerikë, për djalin e tyre Archie dhe foshnjën që po presin .
Oprah Winfrey e quajti vetë këtë intervistë “Intervista më e mirë që ka bërë ndonjëherë”./gazetametro.net