Mediet spanjolle mbrëmë raportuan se Vedat Muriqi ka fluturuar drejt Spanjës për t’iu nënshkruar testeve mjekësore para se të nënshkruar me Mallorca, por sot ai është parë në stërvitje të Lazios.
Vedat Muriqi dukej shumë pranë një nënshkrimi me Majorkën në Spanjë, por shihet se ende nuk është arritur një akord midis dy klubeve.
Ditën e sotme Muriqi është stërvitur rregullisht me Lazion. Nuk ende asnjë “lamtumirë” nga ana e kosovarit për klubin nga kryeqyteti italian.
Gjithsesi sulmuesi ende nuk është në planet e Sarrit dhe vazhdon të jetë në shitje nga ana e klubit.