Loading…

Çka po ndodh: Ngatërrohet sërish Biden, nuk arrin t’ia shqiptojë mirë emrin kryeministrit të ri britanik

  • 26/10/2022 | 10:08

Çka po ndodh: Ngatërrohet sërish Biden, nuk arrin t’ia shqiptojë mirë emrin kryeministrit të ri britanik

Presidenti amerikan Joe Biden duke folur për kryeministrin e ri britanik bëri një gafë, ai nuk arriti t’ia shqiptojë mirë emrin.


Biden po fliste në Shtëpinë e Bardhë ku po shënohej festa hinduse e Diwali, kur tentoi të shqiptojë emrin e kryeministrit të ri britanik, transmeton Telegrafi.

Pas disa tentimeve, ai dështoi përfundimisht duke iu referuar si Rashee Sanook, e natyrisht se ky moment nuk i shpëtoi as kamerave të televizioneve që po e transmetonin direkt ngjarjen.

“Kemi marrë lajmin se Rishi Sunak tani është kryeministër i Britanisë së Madhe”, dëgjohet duke thënë presidenti amerikan.

Megjithatë gjatë shqiptimit të emrit të Sunak, pati disa probleme dhe përfundimisht dështoi t’ia shqiptojë ashtu siç duhet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë