Loading…

Çka po ndodhë me koalicionin: VV e fton në takim LDK’në, kjo s’i përgjigjet

  • 18/11/2019 | 21:50

Çka po ndodhë me koalicionin: VV e fton në takim LDK’në, kjo s’i përgjigjet

Kanë kaluar tashmë më shumë se një muaj që prej zgjedhjeve parlamentare që u mbajten në vend, dy partitë fituese kanë ngecur sa i përket koalicionit. Vetëvendosje ka ftuar LDK’në për takim liderësh, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur, shkruan Gazeta Metro.


Sipas VV’së, për të arritur bashkëpunim qeveritar është mirë që të takohen liderët e partive, Albin Kurti e Isa Mustafa.

Madje, siç ka konfirmuar Albulena Haxhiu e VV’së, Vetëvendosje i ka derguar një ftesë LDK’së për këtë taki, dhe se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nuk duhet të jetë pengesë për ta arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Mirëpo në anën tjetër, nga LDK askush nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Haxhiu thotë se edhe nëse koalicioni Nisma, AKR dhe PD hyn në Kuvend, nuk do të ketë vend për ta në Qeveri.

Kujtojmë se sipas vendimit të Gjykatës Supreme, votat e ardhura nga Serbia janë anuluar plotësisht, dhe se në bazë të kësaj, koalicioni NISMA-AKR-PD bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë