Loading…

Çka po ndodhë në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës: Dili merr besimin e klubeve, LRFP e zgjedh vet delegatin

  • 14/01/2020 | 22:50

Çka po ndodhë në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Prishtinës: Dili merr besimin e klubeve, LRFP e zgjedh vet delegatin

Në Lidhjën Rajonale të Futbollit të Prishtinës ka ndodhur sot një gjë e pazakontë dhe e pakuptimtë, shkruan Gazeta Metro.


Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës (LRFP) ka kërkuar nga klubet e futsallit të këtij rajoni që të zgjedh një përfaqësuese nga ky rajon.

Përkundër që LRFP ka kërkuar nga vet klubet të zgjedhin një përfaqësues, ata në fund e kanë zgjedhur një përfaqësues vet.

Presidenti i klubit ‘Mabetex Prishtina’, Fatos Dili, ishte propozuar nga klubet e Futsallit të LRFP që të marrë këtë post dhe kishte marrë besimin e pesë nga gjashtë klubet e këtij rajoni. Mirëpo, në fund LRFP e ka zgjedhur vet një përfaqësues, ani pse ai nuk i kishte as nënshkrimet. Përfaqësuesi i Mabetex Prishtinës, Huar Morina, për Gazeta Blic ka zbuluar se si ka ndodhur kjo.

“Në futsall të Kosovës në Superligë dhe Ligë të Parë jemi gjashtë klube. Prej gjashtë ekipeve i kemi marrë nënshkrimet për me bo një përfaqësues – i cili do të na përfaqësojë neve në regjion të Prishtinës. Unë si përfaqësues i klubit “Mabetex Prishtina” i kam marrë nënshkrimet prej klubeve tjera dhe i kam dorëzuar në regjionin e Prishtinës. Përfaqësuesi ynë është, Fatos Dili. Kur kam shku aty më thanë: ‘Jo e kemi zgjedh një klub tjetër, Prishtina 01 – e cila do ta përfaqësojë futsallin’. Unë kam një pyetje: Si mund ta përfaqësojë ai person futsallin kur nuk i ka nënshkrimet? Qysh e keni bo ju atë përfaqësues? Nëse e shikojmë me vjetërsi, ne jemi klubi ma i vjetër – nëse e kqyrim me rezultate, ne krejt i kemi pasur, gjithashtu edhe nënshkrimet 5 prej 6 klubeve. Ai s’mundet me na përfaqësu neve – se ne i kemi nënshkrimet e klubeve për Fatos Dilin. Mua nuk mi kanë pranuar për protokollim! Ai përfaqësues do ta përfaqësojë veç vetën, jo futsallin e regjionit të Prishtinës. Ne nuk e kemi pasur si ide, Lidhja Rajonale na ka kërkuar një përfaqësues dhe ne ua kemi dërguar. Ne kemi qëllim me zgjedh dikë që na shfaq problemet tona të futsallit. Ata kanë theksuar se duhet të kemi një delegatë për këtë çështje, ne dëshirojmë ta propozojmë Fatos Dilin. Ndërsa tani është zgjedhur një përfaqësues që s’ka folur me ne hiç, ai as që e di se çka do të flasë e çfarë probleme do të shfaqë. Ne kemi shkuar në mënyrë legjitime, kemi bërë takime, kemi mbledh nënshkrime për me na përfaqësu dikush. Prej gjashtë klubeve, pesë klube kanë qenë dakord për Fatos Dilin” – ka thënë Morina.

Gazeta Metro mëson se LRFP nuk ka treguar emrin e këtij ‘përfaqësuesi’, duke mbetur si anonim edhe për vet klubet e rajonit të Prishtinës. Pavarësisht se Fatos Dili kishte besimin e klubeve, mandati i është dorëzuar dikujt tjetër, që në fakt nuk kishte as nënshkrimet.

Fatos Dili përmes një statusi në ‘Facebook’ ka konfirmuar se ka marrë besimin e pesë nga gjashtë klubet, duke publikuar edhe nënshkrimet e përfaqësuesve të këtyre klubeve.. por fakti qëndron që ende atij nuk iu është dorëzuar mandati./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë