Loading…

Çka tha Remzi Ejupi për Agim Ademin?

  • 28/01/2020 | 12:12

Çka tha Remzi Ejupi për Agim Ademin?

Dje është mbajtur Kuvendi i Federatës ë Futbollit të Kosovës me shumë tensione dhe pakanqesi të klubeve, pasi që janë mbi 70 e klubeve që po kërkojnë ndryshime të Statutit, shkruan Gazeta Metro.


Në fillim të këtij Kuvendi Agim Ademi u perpoq që të merr votëbesimin e Kuvendit por kërkesa e tij nuk u përkrahë nga delegatët e Kuvendit.

Gjatë debatit në Kuvend të FFK’së kryetari i Prishtinës z.Remzi Ejupi e tha një gjë të padëgjuar deri me tani për opinionin publik.

Sipas tij, i propozuari për Komitet Ekzekutiv nga LRF e Prishtinës Ismajl Ajeti nuk i din ku janë zyret e FC Prishtinës ai asnjëherë nuk e ka vizituar FC Prishtinen.

Remzi Ejupi vazhdoi tutje duke thënë se edhe Agim Ademi asnjëherë nuk e ka vizituar klubin e Prishtinës, as sa ka qenë në anëtarë i Komitetit Ekzekutiv dhe as si kryetar i FFK’së.

Kryetari i FC Prishtinës Remzi Ejupi, Llapi, Drenica, Ferizaj, Trepca 89, Ballkani, Flamurtari etj. nga Superliga e Kosovës po kërkojnë ndryshimet statutare dhe largim nga Kuvendi i FFK’së të atyre qe kanë konflikt interesi e që janë përsona me pagesë dhe meditje në FFK./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/02/2020 | 21:34
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë