Loading…

Çka u gjet dhe u sekuestrua në aksionin e mbrëmshëm, Prokuroria del me njoftim

  • 21/10/2021 | 08:07

Çka u gjet dhe u sekuestrua në aksionin e mbrëmshëm, Prokuroria del me njoftim

Në pesë qytete të vendit, Policia e Kosovës mbrëmë ka kryer një aksion, i cili ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave dhe sekuestrimin e mijëra eurove dhe disa veturave.

Aksioni është realizuar në Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik dhe Prishtinë. Personat e arrestuar janë : A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S. Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga të dyshuarit janë sekuestruar edhe të holla në vlerë mbi 125 mijë euro dhe pesë vetura të modeleve të ndryshme.

“Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro të dyshuara, si dhe pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme”, ka njoftuar Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore Prokuroria ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë