Loading…

Clark: Nëse Miloshevici do ta pranonte Rambujenë, nuk do të bombardonim

  • 10/06/2021 | 12:00

Clark: Nëse Miloshevici do ta pranonte Rambujenë, nuk do të bombardonim

Nëse ish-udhëheqja jugosllave me në krye Sllobodan Millosheviqin do ta kishte pranuar marrëveshjen në Rambuje, bombardimi nga ana e NATO-s me siguri nuk do të kishte ndodhur, i tha Zërit të Amerikës gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, komandant i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s gjatë bombardimeve më 1999.


Clark tha se ndërhyrja nodhi, spastrimi etnik që po ndodhte atëkohë dhe se qytetarëve të Kosovës iu dha mundësia për ta vendosur sigurinë dhe demokracinë.

Clark megjithatë beson se “nuk ka mbaruar ende”, sepse ka ende tensione midis Kosovës dhe Serbisë dhe siç thotë ai, tensione ekzistojnë gjithashtu midis Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ai theksoi se “marrëveshja e ofruar presidentit Sllobodan Millosheviq ishte në thelb identike me marrëveshjen e parashikuar për Bosnjë e Herzegovinën”. Ai vlerësoi Millosheviqin si mendjemadh.

“Kur trupat e NATO-s do të transferoheshin në BeH më 1995, Millosheviqi ra dakord dhe tha se kjo mund të bëhej përmes territorit serb. Katër vjet më vonë, ai ndryshoi mendim – duke hedhur poshtë gjithçka që ofrohej. Ai sabotoi marrëveshjet, negociatat dhe në fakt e krijoi konfliktin”, tha Clark.

Ai gjithashtu u shpreh se sulmet ajrore “ishin të drejtuara kundër regjimit të atëhershëm politik”. Clark thotë se Millosheviqi nuk e ndryshoi mendjen dhe iu drejtua konfliktit të armatosur.

“Trupat e tij kryen brutalitete të shumta në Kosovë – kështu që ai e bëri rezultatin të pashmangshëm”, tha Clark, duke shtuar se pas vetëm disa ditësh, u bë e qartë për NATO-n se Millosheviqi duhet të heqë dorë nga Kosova.

“Nëse ai nuk do ta kishte kthyer armën, pajtimi mund të ishte i mundur, mund të kishte më shumë paqe sot, nuk do të kishte tensione aktuale”, tha Clark, duke shtuar se forcat ushtarake dhe policore serbe ishin tërhequr nga Kosova.

Ndërhyrja e NATO-s filloi më 24 mars, duke përfunduar më 10 Qershor 1999 dhe vendimi për të ndërhyrë u mor pas negociatave të pasuksesshme në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars të vitit 1999.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë