Loading…

Clark për Thaçin: Ishte entuziast për të ardhmen e vendit, nuk mund të krijosh shtet të ri nëse nuk je gati të vdesësh për të

  • 02/11/2021 | 17:07

Clark për Thaçin: Ishte entuziast për të ardhmen e vendit, nuk mund të krijosh shtet të ri nëse nuk je gati të vdesësh për të

Gjenerali Wesley Clark në një intervistë përballë Blendi Fevziut, ka folur për Hashim Thaçin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Clark është pyetur se në takimin që kishte me Thaçin gjatë kohës së luftës, a ishte ai entuziast për të ardhmen e vendit, shkruan Gazeta Metro. 

Në këtë intervistë, Clark ka thënë se Thaçi dhe të tjerët ishin shumë entuziastë dhe tepër të vendosur për të ardhmen e vendit.

Ai tutje është shprehur se nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të.

“Shumë entuziastë ishin, tepër të vendosur. Nuk mund të krijosh një shtet të ri, nëse nuk je gati të luftosh dhe të vdesësh për të. Në Siri në 2010, 2011, 12 a 2013… jam takuar me raste me liderët e opozitës siriane. Ata nuk futeshin ne Siri. Njerëzit luftonin brenda ne Siri, po ata nuk futeshin. U kam thënë në atë kohë Alija Izetbegoviçi nuk do ta kishte mbajtur kurrë të bashkuar Bosnjën, po te mos kishte qëndruar në Sarajevë. Nëse je udhëheqës politik duhet të jesh atje, ku është konflikti. S’mund të rrish në Paris, duke ngrënë kruasan e pirë kapuçino e duke u mundur të komandosh se çfarë do të ndodhë. Ata thjesht nuk shkonin, nuk rrezikonin. Si rezultat Harasadi është në pushtet”, ka thënë Clark.

Më poshtë keni intervistën e tij të plotë. /gazetametro.net

VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë